“Duhet me i pëlqy, s’kom çare”, Benita ngacmon rrjetin para dasmës, për kë po rregullohet?


Dasma është e Kushtrimit dhe Aurorës, por Benita Zena ka hapur një tjetër temë diskutimi që pa nisur festa.

Në një video të publikuar në TikTok, ajo shfaqet duke kërkuar një model flokësh për dasmën e nesërme. Por arsyetimi që jep ka nxitur menjëherë aludime.

“Jom tu i kqyrë do frizura për nesër në dasëm, se është ai djali aty edhe normal duhet me i pëlqy, s’kom çare”, dëgjohet të thotë Benita.

Pa përmendur asnjë emër, ajo ka mjaftuar që ndjekësit ta lidhin deklaratën me Klodin, i cili pritet të jetë gjithashtu në dasmë nesër mbrëma.

Ky interpretim ka edhe një kontekst. Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, Benita ia kishte shprehur hapur pëlqimin Klodit, madje duke i thënë se ai do të mbetej edhe jashtë shtëpisë.

Tani, me këtë video, ajo e ka rikthyer vetë kureshtjen rreth tyre. Megjithatë, nëse “ai djali” është vërtet Klodi apo Benita thjesht po luan me aludimet e ndjekësve, këtë e ka lënë të hapur. /Prive By LS

@benitaazenaofficial

Ni frizur e bukur me duhet kush po me ndihmonnn🤪 #fyp #foryoupage #benita

♬ original sound – Benita Zena





Burimi Privebruto.com