Durrës/ Autoriteti Portual shpall tenderin për ndriçim 46 mln lekë

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Autoriteti Portual i Durrësit ka shpallur një tender me fond 46 milionë lekë për kalimin e ndriçimit në LED.

Ky ndriçim, sipas tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, vlen si për terminalet, ashtu edhe për infrastrukturën portuale.“Ndriçimi cilësor lejon lundrimin e suksesshëm në ujëra, shmang rreziqet që mund t’i kanosen personelit të portit në rastet e mungesës së ndriçimit, mundëson trajtimin e sigurt të mallrave që ndodhen në mjedisin portual, lehtëson gjetjen e rrugës së pasagjerëve në terminale të caktuara dhe lehtëson lëvizjen e automjeteve brenda hapësirës portuale, diçka që është veçanërisht shumë e rëndësishme përgjatë orëve të natës apo kushteve të këqija të motit” shkruhet në detajet e tenderit. Sipas detajeve, tenderi do të qëndrojë i hapur deri në 9 mars dhe ka një afat kohor për ekzekutim prej 3 muajsh, që nga nënshkrimi I kontratës me subjektin fitues.

GELDTrade.al