Durrës/ Shpallet tenderi për rikonstruksionin e rrugës “Kastrioti”

Bashkia Durrës ka shpallur një tender me fond 12.2 milionë lekë, për rikonstruksionin e rrugës “Kastrioti” në Durrës, e cila ndodhet në lagjen nr.8 të qytetit.

“Nga verifikimi në terren nga grupi i punës rezulton se Rruga Kastrioti  është një rrugë e amortizuar dhe do ti nënshtrohet rikonstruksionit. Grupi i projektimit mbasi mori detyrën për rehabilitimin e rrugës, organizoi punën për realizimin e këtij projekti” shpjegohet në detajet bashkangjitur tenderit.

Nga ana tjetër, siç shkruhet më tej në tenderin e shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, investimi në rrugën “Kastrioti” përfshin edhe ndërtimin e ri të rrjetit të ndriçimit rrugor.

Tenderi do të qëndrojë i hapur deri më 11 mars me një afat kohor për ekzekutim 2 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

GELDTrade.al