Durrës/ Tender 250 mln lekë për riforcimin e banesave të tërmetit

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade shpjegojnë se një fond prej 250 milionë lekësh është vënë në dispozicion të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tenderi është shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe vë në dijeni se ky buxhet është në funksion të riforcimit të njësive të banimit në pallate, të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore, ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore dhe që duhen rindërtuar nga e para. Objektet që janë pjesë të këtij tenderi, ndodhen në rrugën “Pavarësia”, në lagjen 13 të Durrësit, si dhe në rrugën “Shoqëria Bashkimi”. Sipas detajeve bashkangjitur tenderit, projekti do të manifestohet brenda një periudhe 6 mujore, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

GELDTrade.al