E bindi të dilnin së bashku – Romeo dhe Heidi shkuan dorë për dore deri te dera e kuqe por, ishte e mbyllur

Pas spektaklit të së martës (26 mars), Romeo Veshaj, i ka propozuar Heidit të largohen nga Big Brother në formë shakaje.

Biondja pranoi dhe i dha dorën, duke u ngritur e duke ecur bashkë me të deri të dera.

Shumë banorë po bërtisnin duke thënë “jo, jo nuk do largoheni”.

Para, i doli edhe Françeska Murati, të cilët i ka penguar të dalin nga dera e shtëpisë.

Të njëjtit shkuan deri tek dera, por nuk ishte e hapur dhe u kthyen sërish pranë konkurrentëve të tjerë.

Veç kësaj, nga shtëpia kërkoi të dilte edhe Françeska për shkak të debatit të ashpër me Ilnisën.

Ajo u akuzua vazhdimisht se po ndërhyn në çift, pavarësisht se është e martuar.

Duket se këto fjalë e lënduan modelen, e cila mblodhi valixhet dhe kërkoi të linte garën.