E bujshme/ Barcelona nuk ndalet në merkato! Pas Anthony Gordon, katalanasit hapin “thesin” për Julian Alvarez


Barcelona ka bërë lëvizjen e parë zyrtare për sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, duke paraqitur një ofertë fillestare prej rreth 100 milionë eurosh.

Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas ka zhvilluar më parë një takim me agjentin e lojtarit dhe ndërmjetës të tjerë, përpara se të vendosë të dërgojë propozimin zyrtar te Atletico Madrid, pa përfshirë lojtarë në shkëmbim.

Tani vendimi i takon klubit madrilen, i cili raportohet se kërkon rreth 150 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas. Megjithatë, Barcelona është e vendosur të nisë negociatat sa më shpejt, me synimin për të mbyllur marrëveshjen përpara Kupës së Botës.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, thuhet se po e drejton personalisht operacionin dhe dëshiron një zgjidhje të shpejtë të situatës.

Ndërkohë, vetë Julian Alvarez i ka shprehur personave të afërt dëshirën e tij për t’u bashkuar me Barcelonën, duke theksuar se dëshiron të luajë për klubin katalanas.



Burimi Shekulli.com.al