Edhe 6 aplikime për centrale diellore – Kërkesa nga investitorët është e lartë, por në 2 vite nuk është dhënë asnjë miratim nga MIE

Gjashtë aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të vegjël fotovoltaikë,  duke treguar interesin që investitorët kanë për energjinë diellore. Referuar aplikimeve, fuqia e instaluar për secilin nga projektet është 2 MW, ndërkohë që sa i takon venddodhjes 3 prej tyre janë në qarkune  Fierti dhe 3 të tjerë në Qarkun e Vlorës.

Këto aplikime, vijnë pas atyre të disa ditëve më parë, që gjithsesi parashikonin ndërtimin e centraleve të mëdhenj për prodhimin e energjisë nga dielli Një prej shprehjeve të interesit parashikonte ndërtimin e një centrali me fuqi të instaluar prej 100 MW, ndërsa tjetri një impiant fotovoltaik me kapacitet 49.855 MW. Gjatë viteve të fundit, numri i aplikimeve për impainte të vegjël nga sektori privat për centrale të prodhimit të energjisë nga dielli ka qenë i lartë, por ky numër nuk është reflektuar në finalizime procedurash nga ana e Ministrisë së Infarstruktrës dhe Energjisë, që ka autoritetin për miratimin e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2021 ky dikaster ka pranuar 17 aplikime për projektet e impianteve të vegjël të prodhimit të energjisë nga dielli, por ndërkohë asnjë prej tyre nuk ka marrë miratimin perfundimtar. E njëjta situatë paraqitet edhe për vitin 2020, ku shprehja e interesit nuk është materializuar me miratime, që do i hapin rrugë ndërtimit të impianteve.  Po ashtu, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, numri i impanteve që prodhojnë energji nga dielli për vitin që kaloi nuk ka pati ndryshim në raport me një viti më parë, duke mbetur në 11, teksa kapaciteti total i instaluar është 23 MW, teksa prodhimi i tyre përbëri vetëm 0.45% të totalit të eenrgjisë të prodhuar në vend.