Ekonomi/ Molla cilësore “Made in Albania”, funksionimi i stacioneve të prognozë-sinjalizimit, ndihmë fermerëve

Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore (QTTB), garantojnë rritjen e cilësisë së produkteve edhe uljen e kostove për prodhuesit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi,gjatë vizitës në QTTB e Korçës u njoh nga afër me funksionimin e stacioneve të prognozë-sinjalizimit, e cila shërben për monitorimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve në zonat e kultivimit të mollës.

“QTTB-të informojnë në kohë reale mbi shfaqjen e sëmundjeve, duke mbrojtur bimën me masa preventive si dhe reduktuar numrin e trajtimeve kimike”, – tha Ekonomi.

Specialistë të këtij sektori shpjeguan se, risia e sotme është vendosja në funksion e 4 stacioneve të tjerë virtuale, të cilët janë të vendosur në Korçë, në Dibër, në Elbasan dhe në Kukës. Duke mbuluar në këtë mënyrë gjithë ato rajone që merren me kultivimin e mollës në rang republike.

Këto janë stacione të cilat japin një informacion në kohë reale për gjithë fermerët duke bërë të mundur që ata të trajtojnë  pemtoret e tyre në momentin që ata dëshirojnë  për të ulur koston e prodhimit dhe për të nxjerrë një prodhim sa më cilësor.

Ekonomi u interesua se si nga ky stacioni shkon informacioni në gjithë fermerët që kultivojnë mollë.

Sipas specialsitëve, është shumë e rëndësishme si ju e bëni shpërndarjen e informacionit.

Është krijuar një përvojë dhe në qendrën e transmetimit të teknologjisë bujqësore për transmetimin e informacionit. Ne fillimisht e kemi bërë me kontakte me fermerë dalëngadalë duke u përsosur kjo mënyrë e çuarjes së informacionit një pjesë e mirë e fermerëve e shikojnë vetë në sistem sesi janë të dhënat e këtyre stacioneve. Ne u kemi dhënë atyre “password” dhe “username” dhe të gjithë ata hapin këto grafike dhe e kanë mundësinë që vetë duke i parë të shikojnë momentin kur duhet trajtuar pemëtorja e tyre”- u shprehën specialistët.

Sipas tyre, ky program bazohet në përpunimin e dy të dhënave, temperaturë, lagështi. Këto dy faktorë janë dhe për shfaqjen e ssss të mollës. Bëhet përpunim elektronik dhe jepet nëpërmjet një grafiku.

Këto stacione janë vënë në punë në bazë të një bashkëpunimi me GIZ. 

GELDTrade.al