Skema mbështetëse në ndihmë të sektorit të blegtorisë janë prioritet i qeverisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur sot në konferencën online “Blegtoria dhe bujqësia shqiptare” se prioritet do të vijojë të jetë siguria ushqimore, garantimi i produkteve cilësore shtazore e joshtazore në treg, të cilat janë në fokusin e kontrolleve të institucioneve përkatëse.
“Ndava me të ftuarit sfidat për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë, sigurova panelin se prioriteti ynë do të vijojë të jetë siguria ushqimore, garantimi i produkteve cilësore shtazore e jo shtazore në treg, të cilat janë në fokusin e kontrolleve të institucioneve përkatëse”, deklaroi ajo.
Gjithashtu, informoi Ekonomi, këtë muaj çelim aplikimet për Skemën Kombëtare Mbështetëse ku blegtorët janë ndër përfituesit e saj.










