Ekspertja imobilare Eriola Canga: Në Bulevardin e ri dhe Paskuqan, çmimet do rriten dyfish


TIRANË– Tregu imobiliar në Kryeqytet por edhe në të gjithë Shqipërinë ka marrë nëj hov të madh vitet e fundit.

Për të flolur për çmimet e banesave në Kryeqytet dhe zonat përreth që janë zhvilluar tej mase Media Radar ka ftuar në një intervistë eksperten imobiliare, Eriola Canga.

Ajo ka treguar se e gjithë zona e unazës së madhe është zona ku është fokusi i ndërtimeve.

Canga: Bulevardi i Ri dhe Paskuqani. Pra e gjithë zona e unazës së madhe është zona ku është fokusi i ndërtimeve. Janë zona në ndërtim dhe siç e përmenda dhe më sipër ndërtimi has ato fazat e veta të çmimeve dhe deri në përfundim dhe në rehabilitim të gjithë zonës çmimet do jenë në dyfishin e vlerave që flasim sot.

Janë dhënë edhe sot leje për kulla, çmimet e të cilave nisin nga 3000 euro metri  katror në ndërtim.

Çiftet e reja e kanë të vështirë të blejnë një pronë sot?

 Canga: Për shumicën është kthyer praktikisht e pamundur, nëse nuk ka një financim nga familja e origjinës. Një çift i ri i sapo martuar nëseë llogarisim një pagë mesatare prej 70 mijë lekësh, që bëjnë 14 mijë lekë, edhe nëse nuk kanë financim nga familja e origjinës janë në kuhstet që mund të përballojnë vetëm qeranë edhe jetesën normale të një çifti pa futur shumë qejfe apo lukse./Radar.al



Burimi Monitor.al