Eksportet e fruta-perimeve u rritën në vlerën 905 milionë lekë

Eksportet bujqësore po vijojnë trendin e rritjes progresive, kryesisht drejt tregjeve europiane e më gjerë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se, eksportet e fruta-perimeve, u rritën në vlerën 905 milionë lekë, për periudhën janar-shkurt 2021.

Kundrejt vlerës 573 milionë lekë që shënonin eksportet e këtij grupi, në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Nxitja e eksporteve bujqësore i adresohet përmirësimit të zinxhirit të tregtisë, ku impakt kryesor kanë dhënë investimet në magazinimin dhe dhomat frigoriferike që po çojnë në eksporte gjithëvjetore të prodhimit bujqësor, pavarësisht sezonalitetit.

Ndërkohë  rritja e prodhimit bujqësor vendas të qëndrueshëm ka sjellë përmbysje të shifrave për eksport/importet bujqësore duke iu afruar barazvlefshmërisë së këtij raporti me perspektivë rritjen e eksporteve made in Albania dhe uljen e importeve.

GELDTrade.al