Elbasan/ Bashkia hap tenderin për godinën e re, ja se si duket

Bashkia e Elbasanit ka hapur tenderin për mbikqyrjen e punimeve për objektin “Punime ndërtimi për godinën e Bashkisë Elbasan”.

Fondi limit  është 3 milionë e 531 mijë lekë dhe afati për dorëzimin e ofertave është 8 shkurt 2020.

Zhvillimet e reja të miratuara në zonë, përmbajnë dy objekte:

– Godina e re e Bashkisë Elbasan.

– Godinë banimi e shërbimesh deri në 14 kate.

Dy ndërtesat e mësipërme, krijojnë një oborr të brendshëm të gjelbëruar dhe të modeluar për zhvillimin e aktiviteteve me karakter shoqëror, duke dhënë kontribut për pasurimin e hapësirave publike, shoqëruar me elementë dizajni të mobilimit urban.

Projekti kërkon të realizojë strukturën e re të Bashkisë Elbasan e cila do t’i bashkëngjitet ndërtesës ekzistuese si dhe të rehabilitojë strukturën ekzistuese në përputhje me trajtimin e objektit të ri.

Pritshmëritë e Bashkisë Elbasan ndaj projektit janë të fokusuar si në trajtimin arkitektonik të fasadave të objektit me synimin që t’i ofrojë qytetit një objekt arkitektonik të denjë për funksionin dhe historinë që përfaqëson ashtu dhe në zgjidhjen funksionale” shkruhet në dokumentet e tenderit.

GELDTrade.al