Enca e harron Dubain, shfaqet në Greqi

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhiu është shfaqur sot në brigjet e Greqisë.

Ajo është në Mykonos ku edhe ka postuar video e fotografi nga vendi i saj luksoz ku është duke qëndruar.

Enca, e cila ka treguar më parë se ka fituar nënshtetësinë edhe të Dubait, është shfaqur sot në bikine në Mykonos ku ka shijuar rrezet e diellit.

“Duke festuar për jetën çdo ditë”, ka shkruar Enca poshtë këtyre fotografive të saj.

“Kalle” është kënga e fundit e Encës që ajo e ka realizuar në bashkëpunim me Navid Zardin.