ERE njofton mbledhjen e bordit ditën e nesërme, vendimi që pritet

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar për mbledhjen e bordit ditën e nesërme ku do të diskutohet pikërisht për rritjen e çmimit të energjisë elektrike mbi fashën 800kWh.

Sipas njoftimit, mbledhja do të nisë në orën 14:00 ku pritet një ndryshim mbi vendimin e disa ditëve më parë ku ERE miratoi çmimin 42 lekë/kWh për konsumin e mbi 800kWh për abonentët familjarë.

Nuk dihet ende se çfarë ndryshimi pritet të ndërmerret nga ana e ERE-s. Kujtojmë se qeveria vendosi të mos e aplikojë fashën 800kWh për familjarët për muajin tetor.