Erjola i kthehet keq Meritonit: Po përdor djalin për lojë, pse betohesh në djalin tënd?

Gjatë qëndrimit në oborrin e shtëpisë, Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi u përfshinë në një debat të ashpër.

Shkak i kësaj u bë momenti kur Meritoni u betua në djalin e tij, duke theksuar se Erjolën dhe Rozën nuk i konsideron lojtare.

Erjola i kthehet tejet e revoltuar, duke deklaruar që Meritoni po përdor djalin e vet për lojë.

“Betohem për kokën e djalit tim, Loarin, nëse të llogaris si lojtare në këtë shtëpi, ty dhe Roza Latin”- tha Meritoni.

Erjola: Sa i shpifur, sa poshtë ke rënë si lojtar saqë duket të përmendësh atë be.

Meritoni: Është e imja, ti flet për fëmijën tim.

Erjola: Ti fute benë, o i shpifur, ke rënë poshtë për këtë lojë, të bësh be në atë gjë, je i neveritshëm. Del ti keq, o burrë. Djalin ta përmednësh me emër.