Në qarkun e Vlorës, ashtu si edhe në pjesën dërrmuese të qyteteve të vendit, shumica e bashkive është fituar nga Partia Socialiste.
Në bashkinë e Vlorë, kandidati i PS-së Ermal Dredha ka fituar me një përqindje shumë të lartë kundrejt kandidatit të BF-së Hysni Sharra. Ermal Dredha ka fituar 70.55% të votave, ndërsa Hysni Sharra ka marrë vetëm 29.45%.
Në Selenicë janë numëruar kutitë dhe ka fituar kandidati i PS-së Nertil Ballaj ka fituar 59.01 % dhe kandidati i BF Leonard Rakipaj ka marrë 40.99 %.
Në bashkinë e Sarandës fitues është shpallur kandidati i PS-së Oltion Çaçi me 52.46 %. Ardit Çikuli i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar 33.28 % të votave. Kandidati i Pavarur Gjergji Mërkuri ka marrë 1480 dhe PD me kandidat Skënder Muço, ka marrë 669 vota.
Në Bashkinë Delvinë fitues është shpallur kandidati i mazhorancës Besmir Veli me 63.64 %, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 36.36 %.
Në Bashkinë e Konispolit është shpallur fitues Orges Dule i PS-së me 54.67 % përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 45.33 %.
Në Bashkinë Finiq janë numëruar 49 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF. Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 38.60 % është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 32.22 % Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.18 % të votave.
Në bashkinë e Himarës ka fituar Fredi Beleri, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.