Ervin Gonxhi eliminohet nga Big Brother VIP

Ervin Gonxhi është eliminuar sonte (e martë) nga Big Brother VIP Albania 3. Ai ishte në një nominim me Gabrielen, Vesa Smolicën dhe Fatjon Kuçarin.

I njëjti ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Tashmë nga shtëpia është larguar Alfio Rrotani si dhe dy të tjerë: Klodian Duro u përjashtua dhe Drini Zeqo që doli për shkak të një urgjence në familje.

Ervini në lojën e tij ka qenë më i qetë dhe ka qëndruar më larg debateve. Në shtëpinë e famshme ndërkohë po vijojnë debatet dhe përplasjet ndërmjet banorëve.

Ata po vazhdojnë të jenë të zhurmshëm e të krijojnë polemika të ndryshme.