Eva Alikaj bëhet banorja më e re e Big Brother VIP

Eva Alikaj i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Ajo për publikun ishte e njohur si “Elsa” e shfaqjes “Pallati 176”, e cila hyri brenda gjatë kohës kur banorët po interpretonin këtë. Përveç kësaj, ajo ka qenë pjesëmarrëse në shumë role të tjera si në filma ashtu dhe në teatër.

Konkurrentët u shfaqën të gëzuar në momentin që kuptuan se artistja është banorja më e re. Sikurse edhe në spektaklet e tjera, edhe mbrëmë (e hënë) pati një sërë situatash.

Nga gara po ashtu u s’kualifikua Bledi Mane, i cili vendosi që të largohej vullnetarisht nga shtëpia, për t’ia bërë befasi Kiarës. Kësaj të fundit mbrëmë iu bë një befasi nga babai i saj, ku mes tjerash u takua edhe me Luizin.