Nëse norma e fitimit të konsumatorëve nuk është në nivelet që dëshiron, mund të jetë koha për një ndryshim. Një ndër shprehjet e preferuara të menaxherëve të marketingut në agjenci të klasit botëror është: “You don’t have to reinvent the wheel.” Rrota është shpikja që ka avancuar më shumë njerëzimin, por nuk ke pse të përpiqesh ta “rishpikësh” sa herë të jepet një detyrë. Mund të përdorësh strategji që janë provuar tashmë si të suksesshme. Ne folëm për 7 strategji për të rifreskuar marketingun dhe për të shtuar klientët:
- Mundësitë për Co-Marketing
- Optimizimi i CTA-së
- Ridërgimi i fushatave të email të pahapur
- Reklamat native
- Fushatat me influencues
- Përdorimi i CPC në reklamat e Facebook
- Ripublikimi në Medium
Por si mund të dimë cila nga këto strategji është ajo që duhet të testojmë për kompaninë tonë?
- Merr frymëzim nga markat e mëdha. Nëse një strategji e përdorur të inspiron, aplikoje atë tek audienca jote. Duhet treguar kujdes që strategjia të ndryshohet në varësi të produkteve, kanaleve ku do përdoret, etj.
- Ke buxhet të limituar? Nëse po, duhet të përpiqesh të mbash të ulëta kostot e fitimit të konsumatorëve. Këtë mund ta bësh duke implementuar strategji që nuk kushtojnë para dhe kohë. Ato mund të jenë ridërgimi i fushatave të email-eve apo testimet A/B të CTA-ve.
- Mos qëndro vetëm! Në artikullin mbi strategjitë e rifreskimit të marketingut, ne folëm për suksesin e bashkëpunimit të Airbnb me Flipboard. 39,000,000 përshtypje dhe 29000 ndjekës të rinj për to! Bashkëpunimi me kompani të tjera ndihmon të arrish audienca më të mëdha, thjeshton punën si dhe është më kosto-efektive.
- Ekperimento me strategji të paguara. Provo postimet e errëta të Facebook apo fushatat me influencues, fillimisht me norma të vogla. Nëse sheh rezultate, rrit normat.
- Gjithmonë ndiq rezultatet. Nëse ke të dhëna historike ku të mbështetesh, kjo do të ndihmojë të masësh strategjitë, cilat kanë qenë më të suksesshmet dhe duhen përsëritur.
Konsumatorët po presin t’i gjeni dhe t’i joshni nëpërmjet fushatave të mira. Përdorni kreativitetin dhe testoni disa nga këto strategji sa më shpejt për të rritur biznesin tuaj!