Femrat me stil në moshën e pjekurisë vishen si Sharon Stone/ Edicionet e pakontestueshme të modës së aktores

Agjentët e GELDTrade të modës shprehen se ajo është femra me ndjenjën e pagabueshmërisë për modën.

Sharon Stone me çdo edicion të ri u jep leksione mode femrave të gjithë botës. Edhe pse sivjet ka festuar 62-vjetorin e lindjes, ajo nuk heq dorë nga kombinimet rinore.

Veç stilit perfekt, mund të lavdërohet edhe me linjën e përsosur dhe me dukjen rinore, transmeton Telegrafi.

Pyetjes se si po i shkon për dore që të duket kaq mirë, ajo i është përgjigjur: “Nuk ha ushqim të trajtuar artificialisht, nuk pi kafe dhe shumë rrallë konsumoj pije të gazuara dhe alkool”, ka thënë biondina e famshme dhe ka shtuar: “Mirëpo ha mish, çokollatë të zezë dhe pa probleme shtoj sheqer në çaj, nëse dëshiroj”.

Aktorja kohë më parë lidhur me këtë temën e plakjes u ka dërguar porosi të fuqishme femrave:

” Në moshën 57-vjeçare ndihem më me shumë vetëbesim se kurrë më parë. Me kalimin e viteve jam bërë më selektive rreth asaj se me kë kaloj kohën time dhe më nuk jam e preokupuar me dukjen time. Ideja e rinisë së përjetshme është mit dhe do të dëshiroja që ta kisha mësuar këtë shumë më herët. Nuk dëshiroj të dukem më e re, dëshiroj të jemi femra e cila duket më së miri në moshën e saj.

GELDTrade.al