Fermerët “bum” kërkesash për mbjellje gruri – Interes për dyfishin e fondit në dispozicion. Kur do të bëhen pagesat

Aplikimet e fermerëve për të përfituar nga mbështja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për mbjelljen e grurit janë mbyllur dhe kanë rezultuar me një interes shumë më të lartë se fondi i vënë në dispozicion. Sipas të dhënave zyrtare nga AZHBR,  në total kanë aplikuar me vetëdeklarim dhe zero dokumente nga e-albania 7470 fermerë dhe kërkesa për mbledhje të reja të grurit rezulton dero në 30 mijë hektarë.

Por ndërkohë që interesi i fermerëve për të përfituar mbështetjen financiare prej 30 mijë lekë për hektarë, për sipërfaqe jo më pak se 1 hektarë, ka qenë mbi pritshmëritë, duket se fondi i akorduar nga qeveria për të nxitur prodhimin e grurit në vend si masë parandaluese ndaj tranzicionit të tregjeve ndërkombëtare për shkak të luftës Rusi-Ukrainë nuk mjafton.

Në total në funksion të kësaj fushate janë vënë në dispozicion  500 milionë lekë. Nga një llogari e thjeshtë, me këtë fond mund të mbështetet kultivimi i grurit për afro 16 660 hektarë tokë, apo gjysma e sipërfaqës së kërkuar.

Megjithatë, duke qenë se aplikimet janë bërë në bazë vetëdeklarimi, AZHBR do të bëjë një vlerësim administrativ, duke kërkuar nga secili fermer dokumentet e pronësisë, faturat e blerjes së farave dhe pelhrave kimikë dhe më pas verefikimin në terren për mbjelljet faktike.

AZHBR bën me dije se brenda javës pritet të shpallet lista e fermerëve fitues, ndërsa pagesat do të kryhen pasi të bëhen mbjelljet. Nëse kërkesa e vetëdeklaruar për mbjellje është reale, AZHBR do të shikojë mundësinë për të kërkuar shtesë buxheti në mënyrë që fermerët të mos mbeten pa përfitura.

Ministria e Bujqësisë synon që sipërfaqja e kultivuar me grurë për vitin që vjen të arrijë në 70. 000 ha në total, duke u rritur me 31 2 për qind. Aktualisht në vend prodhohen mesatarisht 233 mijë ton grurë, ndërsa importohen mbi 221 mijë ton.