Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, 16 trupa nga disa shtete bëhen bashkë në Elbasan

16 trupa teatrale nga trojet shqiptare dhe jo vetëm, janë bërë bashkë në Elbasan duke nisur kështu edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove ‘Skampa 23’.

Drejtori i festivalit, regjisori Adonis Filipi u shpreh se koncepti i këtij organizimi katër ditor, është i larmishëm ndërsa i shërben promovimit të kulturës teatrale jo vetëm në kufijtë kombëtarë por edhe rajonalë e botërorë.

Organizatorët gjithashtu theksojnë se festivali ndërkombëtar i teatrove ka shërbyer si një laborator i mirëfilltë për plejadën e artistëve të rinj ndërsa paralelisht ka edukuar spektatorin përmes artit.

Duke nënvizuar vlerat që kanë përcjellë në rrugëtimin e tyre 25-vjeçar, ata kërkojnë që të mbështeten nga Ministria e Kulturës.