Fiat mbyll marrveshjen me PSA Group për bashkimin e kompanive

Shkrirja e planifikuar mes kompanive Fiat Chrysler Automobiles dhe PSA Group është arritur zyrtarisht, duke krijuar kështu rrjetin më gjigant të industrisë së quajtur Stellantis.

Kompania e re ka marrë emrin nga latinishtja “Stello”, që do të thotë ‘të ndriçosh në yje’. E vendosur për të prodhuar rreth tetë milionë vetura në vit, me të ardhurat e premtuara prej 150 miliardë dollarë, Stellantis do të bëhet firma e katërt më e madhe e makinave në botë.

Ajo do të kombinojë një total prej 1 markash që përmbajnë një përzierje të shitësve të vëllimit, kryesisht të ofruara nga PSA, dhe më shumë gamë premium siç janë Alfa Romeo dhe Maserati i FCA-së.

Disa nga këto marka janë më qëndrore në Evropë dhe disa prej tyre edhe në SHBA.

Lista e plotë e markave të vendosura nën Stellantis është: Peugeot, Citroen, DS, Vauxhall / Opel, Alfa Romeo, Fiat, Lancia, Maserati, Dodge, Jeep, Chrysler, Ram dhe Abarth.

Marr nga Radari.al

GELDTrade.al