Fier/ Bashkia shpall tenderin për vendosjen e paneleve fotovoltaikë për 4 rajonet e qytetit

Bashkia Fier ka shpallur një tender me fond 49.7 milionë lekë për vendosjen e paneleve fotovoltaikë, për ndriçimin publik.

Sipas detajeve, në total do të vendosen 1.000 panele diellore me shtylla. Vendosja e paneleve do të bëhet në 4 Rajonet e qytetit, si dhe në 9 njësitë administrative, referuar të dhënave bashkangjitur projektit.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 22 shkurt. Afati kohor për ekzekutim është 70 ditë, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

GELDTrade.al