Vodafone Albania përmbylli me sukses edicionin e dytë të “Fit for the Future with AI”, forumin kombëtar më strategjik në vend, dedikuar rolit të Inteligjencës Artificiale (AI) në qeverisjen dixhitale, produktivitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Shqipërisë.
Pas suksesit në vitin 2025, edhe këtë vit “Fit for the Future” u bë gurëthemeli i një ndryshimi konkret që po ndodh në vendin tonë. Tashmë AI është prioritet kombëtar dhe të gjithë politikbërësit, partnerët globalë janë në të njëjtën qasje, për nevojën e përshtatshmërisë së këtij mjeti me përgjegjësi dhe strategji.
Infrastruktura Dixhitale shihet si një kapital strategjik. Vodafone Albania, me 5G, zgjerimin e fibrave, partneriteteve dhe vëmëndjen e shtuar në siguri, Rrjeti Nr 1 në Shqipëri dëshmoi edhe këtë herë përkushtimin e saj në rritjen e zhvillimit së Shqipërisë dhe AI.
Forumi bëri bashkë përfaqësues të qeverisë, liderë kombëtarë dhe globalë të teknologjisë, drejtues biznesi, ekspertë të industrisë dhe medias, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për një dialog të nivelit të lartë mbi gatishmërinë e Shqipërisë për një të ardhme të udhëhequr nga AI.
Në fjalët hapëse, drejtuesit e Vodafone Albania theksuan se Inteligjenca Artificiale nuk është më një temë e së ardhmes, por një realitet që po riformëson fuqinë ekonomike, sigurinë, produktivitetin dhe edhe diplomacinë globale.
Duke nënvizuar dedikim e Vodafone, CEO i Vodafone Albania, Balázs Révész, nënvizoi rolin esencial të infrastrukturës në zhvillimin e AI.“AI nuk qëndron në re. Ai funksionon përmes rrjeteve, bëhet i mundur nga rrjetëzimi dhe energjia, dhe përfundimisht mbështetet tek besimi.”- tha CEO i Vodafone Albania.
Më tej ai theksoi se tashmë telekomunikacioni është infrastrukturë e rëndësishme kombëtare, po aq thelbësore sa energjia dhe transporti dhe rikonfirmoi misionin e Vodafone për të vepruar si timonieri i besuar, i transformimit dixhital të Shqipërisë.
Një nga të ftuarit special në këtë forum ishte dhe roboti, Tobi, si demostrim konkret i mënyrës se si AI mund të integrohet në përvojat tona të përditshme.

Në panelin e parë “Qeverisja e së ardhmes, besimi, politikat & gatishmëria për AI”, i moderuar nga Drejtoresha Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania, Jonida Lakuriqi, u fokusua në ndërtimin e kuadrit institucional, rregullator dhe të besimit për përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.
Në fjalën hyrëse, ajo theksoi se sistemet e forta garantojnë një të ardhme të sigurt.“Përgatitja për të ardhmen nuk ka të bëjë me parashikimin e saj, por me ndërtimin e sistemeve që i mbijetojnë asaj.”- theksoi Lakuriqi.

Në diskutim u artikulua qartë rëndësia e harmonizimit me politikat e Bashkimit Evropian, koordinimit ndërinstitucional dhe trajtimit të infrastrukturës dixhitale si kapital strategjik kombëtar. Paneli përfshiu përfaqësues nga qeveria si Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, Zëvendësministren e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, Zëvendësministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama; partnerë ndërkombëtarë si GIZ me përfaqësues Sebastian Berwanger Team Leader në EU4Innovation, si dhe analistin dhe Kryetarin e Bordit të Qendrës për Gazetari Cilësore në Shqipëri, Lutfi Dervishi.

Në panelin e dytë “Ekosistemi i AI në Ekonomi & Inovacion” i moderuar nga Drejtoresha e Biznesit në Vodafone, Mafalda Alves Dias, u eksplorua ndikimi konkret i AI në ekosistemin e biznesit shqiptar dhe gatishmërinë organizative të institucioneve dhe kompanive shqiptare.
Në hapje të panelit, ajo ngriti një pyetje thelbësore: “Pyetja reale nuk është nëse po flasim për AI, por nëse po ndërtojmë produktivitet real apo thjesht prezantime mbresëlënëse?”
Liderë të industrisë si Drejtoresha Ekzekutive e Bankës 100% dixhitale, Jet Bank, Fatbardha Rino, Drejtor për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE) në Plug and Play, Uranik Begu, Drejtor i Përgjithshëm i 1UP, Enian Gazhga, gazetari Blendi Salaj, ndanë shembuj konkretë të inovacionit të mundësuar nga AI, duke theksuar rritjen, efikasitetin dhe krijimin e modeleve të reja të biznesit si dhe duke evidentuar boshllëqet në të dhëna, aftësi, infrastrukturë dhe kulturë organizative që duhen adresuar në vitet në vijim.

Folës globalë nga Microsoft, Accenture, organizata të sigurisë kibernetike dhe inovatorë të robotikës mbajtën sesione në stilin TED, duke treguar se si Inteligjenca Artificiale (AI) po transformon industritë. Demonstrimet e Microsoft Azure, Copilot, AI në sigurinë kibernetike dhe AI në robotikë shfaqën zbatimin praktik të zgjidhjeve me standarde globale në Shqipëri.

Zona e Ekspozitës së Inovacionit në AI u mundësoi pjesëmarrësve të përjetonin pesë stenda interaktive që mbulonin: cloud-in, sigurinë kibernetike, robotikën, demonstrime praktike të Copilot dhe aplikime të AI në web dhe e-commerce.

Këtë vit, forumi konkludoi me një mesazh universal, Inteligjenca Artificiale është një levë strategjike për transformimin e ekonomisë, institucioneve dhe shoqërisë.












