FMN dhe BB vlerësojnë ekonominë shqiptare, Sejko: Stabiliteti në vend u arrit përmes politikës monetare

Guvernatori Gent Sejko morri pjesë në mbledhjen e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore në Uashington, pjesë e të cilit ishin ministrat dhe guvernatorët e bankave anëtare.

Guvernatori Sejko teksa njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit të ekonomisë shqiptare, theksoi se mbikëqyrja dhe rregullimi i kujdesshëm i sektorit bankar, si dhe investimi i vazhdueshëm në zhvillimin e sistemit të pagesave, kanë kontribuuar në forcimin e stabilitetit të vendit.

Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së e vlerësuan pozitivisht ecurinë e treguesve makroekonomik dhe trendin e ndjekur nga ekonomia shqiptare pavarësisht krizave globale të rritjes së çmimeve.