Fondet për bujqësinë shkurtohen,shqiptarët me mbështetjen më të ulët në rajon.

Ministria e Bujqësisë në krahasim me fillimin e vitit ka 7 milionë euro më pak fonde. Shkurtimet po ndodhin në një kohë kur sektori është në trend rënës prej tre vitesh dhe fermerët shqiptare kanë mbështetjen më të ulët në Europë dhe në Rajon me fonde publike.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave reduktimin më të madh të financimeve e ka siguria ushqimore me 14%. Buxheti për këtë funksion të rëndësishëm u shkurtua me 385 milionë lekë ose 14 për qind. Siguria ushqimore është një nga fushat më të rëndësishme ku Shqipëria duhet të bëjë para për anëtarësim ne BE. Vetëm pak ditë më parë disa kamionë me mandarina u bllokuan nga vendet e BE pasi u gjetën me përmbajtje pesticidesh të ndaluara. Mungesa e kontrollit mbi tregjet është problem kronik, i cili veç të tjerash është bërë rrezik për jetën e njerëzve dh rritjen e sëmundjeve.

Gjithashtu fondet për mbështetjen e peshkimit gati u përgjysmuan. Me ndryshimet e fundit buxheti për këtë program është vetëm 248 milionë lekë nga 472 milionë lekë që ishte në buxhetin fillestar.

Shkurtim të fondeve ka edhe mbështetja për fermerët. Në buxhetin fillestar në programin “Zhvillimi Rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe tregun” ishin caktuar 7,2 miliardë lekë, por me ndryshimet e fundit financimi në këtë zë shkoi në 7 miliardë lekë me reduktim 3 për qind. Ky zë përfaqëson edhe subvencionet për fermerët.

Në një kohë që qeveria ka ulur financimin për bujqësinë fshati është zbrazur nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme.