Fondi Shqiptar i Zhvillimit nis projektin turistik në Korçë

Qyteti i Korçës tashmë është kthyer në “magnetin turistik” që sjell pranë vetes, pushues nga i gjithë vendi dhe përtej kufijve. E shquar për një mikëpritje dhe traditë të rrallë që shfaqet nga elementët për tu vizituar e deri në kulinari, festat tipike si Pashkët apo Krishtlindjen aty marrin kuptim.

Fillimisht për vetë banorët, ka qenë një oportunitet në rritje teksa të gjithë kanë rinovuar dhe rregulluar banesat e tyre për ti përshtatur ato në bujtina pritëse, duke ruajtur të gjithë orenditë e një kohe të kaluar ndërthurur me moderne. E ndërkohë shumë pranë qytetit nëse do të lëvizësh drejt Dardhës apo Voskopojës mund të shfyrtëzosh natyrën dimër e verë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit po vijon suportin e tij ndaj zhvillimit të turizmit me Valbonën e më pas në Vermosh për të siguruar ambiente pritëse të ngrohta, për të gjitha grupmoshat ndërsa ndalesa e radhës është në Korçë.

Objekti në fjalë do të rikonceptohet si një godinë që krahas ambienteve të hotelit do të ofrojë një sërë mundësish, duke u kthyer kështu në një qendër promovuese ndaj zhvillimit të turizmit dhe vlerave kulturore të objektit. Kjo e fundit është e vendosur në bulevardin “Fan Noli, “në zemër të qytetit” kufizohet ne jug nga rruga 6 Dëshmorët, për të shfrytëzuar deri në orët e shëtitjeve të pasdites, në vijim të aktiviteteve familjare. Dhe jo vetëm, një mundësi e mirë për organizime të Workshopeve nga institucionet, për shkak të mënyrës si janë konceptuar hapësirat.

Përsa i përket shërbimeve, ndërtesa do të fillojë me bodrumin ku përfshihen ambiente ndihmës, (lavanderi, 2 ambiente teknike), si dhe ambient degustimi, (vinoteke), kuzhinë etj.

Në katin përdhe do të përmbajë 6 dhoma dhe zyra Workshop, si dhe ambiente bar kafe.

Në katin e parë do të ketë 11 dhoma, në katin e dytë do të fokusohet në shërbime si salla e konferencave dhe restoranti. Ndërkohë në katin e tretë do të ketë 12 dhoma, si dhe mund të shfrytëzohet ambienti i papafingos dhe çatisë. Investimi parashikohet të mbyllet brenda vitit, për tu vënë në funksion të qytetit.

GELDTrade.al