Formula, sa do fitojnë tregtarët për karburantet – Zbardhet Akti Normativ

Pavarësisht kësaj deklarate, shoqëritë e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve nuk do të zerojnë fitimet, teksa Akti Normativ për ngritjen e Bordit që do të përcaktojë çmimit me te cilin do të shitet benzina, nafta dhe gazi në tregun me pakicë, ka përcaktuar marzhet e fitimit. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, shoqëritë e tregtimit me shumicë do të kenë të drejtë të bëjnë një shtesë në çmim, jo më shumë se 1%, ndërsa për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë, jo më shumë se 5%.

Sipas formulës së miratuar,  për përcaktimin e çmimit final, referencë  do të jetë çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit të Transparencës, ndërsa më pas do të shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton dhe taksat e tatimet, sipas ligjit në fuqi. Këto të fundit përmbëjnë mbi 50% të çmimit final, me të cilin tregohen karburantet në vendin tonë. Paralelisht, Akti Normativ përcakton se çmimi tavan do të përcaktohen çdo javë  ose kur Bordi e vlerëson të nevojshme për t’u mbledhur.