Hapet tenderi per furnizimin me uje ne Kamez, Babrru dhe Paskuqan

Agjentet e konstruksionit te GELDTrade bejne me dije se ujësjellës – Kanalizimet Kamëz kanë shpallur një tender me fond 622.1 milionë lekë për zonën nga liqeni i Zall – Herr- it, e deri te e ashtuquajtura “Kafja e Rremës”.

“Linja ekzistuese DN700 tubacion hekuri, e ndërtuar ne vitin 1976, edhe e ka afatin e saj të përdorimit 20 vjeçar. Linja ekzistuese e transmetimit kryen furnizimin me ujë te rrjetit te ujësjellësit te qytetit Tiranë dhe pjesërisht zonë të limituar në Bashkinë Kamëz. Linja ekzistuese që furnizon aktualisht rrjetin është e amortizuar, ka kaluar afatin e përdorimit te saj dhe ka humbje te pakontrolluara si pasoje e ndërhyrjeve te kryera në të” specifikohet në detajet bashkangjitur tenderit. Pjesë e projektit, sipas dokumentacionit, është edhe zona Kodër – Babrru dhe Fushë e Kërçikëve, në Paskuqan.

“Këto zona nuk kanë sistem rrjeti ujësjellës të organizuar dhe aktualisht furnizohen nga burime ujore të marra privatisht nga banorët e fshatrave por që cilësia e ujit që ata përdorin është e pa certifikuar nga institucionet përkatëse. Për këtë arsye kërkohet që të ndërtohet një rrjet ujësjellësi tërësisht i ri” specifikohet më tej në tender. Ky është një projekt i cili do të manifestohet brenda një periudhe 2 vjeçare, sipas tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik.

GELDTrade.al