Fustanet e Vjeshtë 2021 dhe elementi kryesor në veshjet e sezonit!

Ndonëse vera do edhe disa javë derisa të ndalë pushtetin e saj disa informacione prë trendet e reja që sugjerohen nga stilistët për stinën që pason janë gjithmonë të mirëpritura.

Le të shkojmë në vjeshtë 2021 për të parë se çfarë do të veshim në sezonin e freskët.

Duket se krijuesit e stilit nuk kanë eksperimentuar shumë në ngjyra këtë sezon, duke zgjedhur të qëndrojnë në tonalitete të sigurta si ajo e së bardhës dhe të zezës. Mandej një tjetër element që do të jenë pjesë e pandashme e feminilitetit këtë vjeshtë, do të jenë jakat.

Të mëdha, të vogla, të qëndisura apo me fruda, ky detaj mode do të t’i japi një qasje më feminile çdo veshje të sezonit të ardhshëm.