Veshja e Dua Lipas në ‘Grammy 2021’ ishte e mbuluar me shkëlqim nga koka te këmbët.
Këngëtarja zgjodhi një krijim të personalizuar të Versace-s me ngjyra të ëmbla, që sipas fjalëve të saj simbolizon diçka të rëndësishme.
“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë simbolikë për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”, tha Dua për E! në tapetin e kuq.

Imazhet e fluturave besohet se përfaqësojnë ringjalljen, ripërtëritjen dhe rezistencën, ndërsa insekti pëson një transformim të madh për t’u shndërruar në “flutur”. Kështu, përmes këtij motivi të fustanit, Lipa mund të nënkuptojë një ndryshim të madh në jetën ose karrierën e saj.









