G-Bani, ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbledhur fonde për realizimin e këngës së tij më të re të titulluar “Assasin”.
Në mesazhin e tij drejtuar dëgjuesve, artisti shprehet se rryma e hip-hopit me tematikë sociale është në pikën e saj më të ultë dhe se artistët e pavarur nuk gjejnë mbështetje nga organizatorët, mediat e mëdha apo shteti.
Ai thekson se pas 3 dekadash karrierë, kësaj radhe i nevojitet ndihma e publikut për të nxjerrë në dritë histori dhe këndvështrime që shpesh anashkalohen.
Kënga “Assasin” është krijimi i tretë radhazi me karakter protestues, pas projekteve “In Extrems” dhe “Diktatori”.
Sipas reperit, ky projekt frymëzohet edhe nga ngjarjet politike e sociale në Shqipëri, duke përmendur konkretisht protestën e zhvilluar më 26 korrik 2026 pranë Kuvendit Popullor.
Synimi i kësaj fushate është mbledhja e një shume prej £2,000 (paund britanikë). Këto mjete financiare do të përdoren për blerjen e orkestrales, regjistrimin e këngës, miksimin, masterizimin si dhe realizimin e videoklipit zyrtar.
Ky është linku për ‘Gofundme’! https://gofund.me/dff7cc512
/Prive By Liberta Spahiu











