Garancia sovrane “rrit” agrobizneset

Garancia sovrane  prej 1 miliard lekësh vënë në dispozicion të bankave tregtare me qëllim financimin e sektorit agrobujqësor, është një instrument i mirë për të nxitur sipërmarrjet e konsoliduara në më shumë investime. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesce, Alban Zusi, shprehet se përmes këtij mekanizmi, agrobizneset do të kenë më shumë liri në kreditim.

Por nga ana tjetër, Zusi shprehet se përpos bizneseve të konsoliduara në këtë sector, qeveria duhet ti kushtojë më shumë vëmendje fermerëve të thjeshtë, duke ndërmarrë politikat e duhura mbështetetëse.