Gazsjellësi IAP – Kalon në 12 bashki të vendit, përshkon toka bujqësore të punueshme e kullota

Tubacioni i gazsjellësit Joniano-Adriatik do të kalojë në 12 bashki të ndryshme të vendit. Raporti i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social paraqet në detaje të gjithë zonat se ku do të kalojë tubacioni, duke specifikuar se gjurma e IAP kalon në zonën më të populluar të Shqipërisë. Më konkretisht popullsia më e lartë regjistrohet në bashkitë: Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Tiranë, Vorë dhe Krujë, ndërsa më pak të populluara janë bashkitë: Divjakë, Fier, Kurbin, Lezhë, Shkodër dhe Vau i Dejës.

Po ashtu, sipas dokumentit, gjurma e IAP përshkon kryesisht tokat bujqësore të qarqeve Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, kryesisht në njësi më të vogla bujqësore (ngastra) të tokës së punueshme, kullotave dhe tokës bujqësore me sipërfaqe të konsiderueshme vegjetacioni natyror. Gazsjellësi IAP është pjesë e sistemit ndërkombëtar të transmetimit të gazit që kalon nëpër Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci e që lidh sistemin kroat të transmetimit të gazit me Gazjellësin Trans-Adriatik në pikën marrëse në Shqipëri.

BASHKITË KU KALON GAZSJELLËSI IAP

  • Kamëz
  • Kavajë
  • Rrogozhinë
  • Tiranë
  • Vorë
  • Krujë
  • Divjakë
  • Fier
  • Kurbin
  • Lezhë
  • Shkodër
  • Vau i Dejës