Scale-Up Lab Western Balkans 2026 është një program intensiv zhvillimi i krijuar për startup-et më ambicioze të rajonit, të cilat kanë kaluar fazën fillestare të krijimit të dhe synojnë zgjerimin ndërkombëtar. I organizuar nga IFC (World Bank Group) dhe Plug and Play, një nga platformat më të mëdha globale të inovacionit, programi synon të lidhë themeluesit me investitorë, korporata dhe partnerë strategjikë në Evropë dhe më gjerë.
Programi zhvillohet në dy kohorte gjatë vitit 2026, secila me nga 10 kompani të përzgjedhura. Çdo kohort zgjat rreth tre muaj dhe përfshin një kombinim të sesioneve online dhe eventeve fizike në disa nga ekosistemet më të rëndësishme të startup-eve në Evropë. Kohorti i parë zhvillohet nga prilli në korrik, ndërsa i dyti nga korriku në nëntor. Në fund të programit, dy startup-et më të suksesshme nga secili kohort fitojnë mundësinë për një vizitë në Silicon Valley, duke hyrë drejtpërdrejt në një nga rrjetet më të fuqishme globale të inovacionit.

Geek Room do të ndjekë nga afër rrugëtimin e startups në kohortën e parë
Kemi një lajm shumë të mirë për të gjithë entuziastët e startups: Geek Room do të jetë media që do të shoqërojë nga afër kohortën e parë të startup-eve përgjatë rrugëtimit të tyre në eventet më elitare të inovacionit dhe teknologjisë në Evropë!
Gjatë këtij rrugëtimi, Geek Room do të dokumentojë zhvillimin e tyre, sfidat, bashkëpunimet e krijuara dhe rezultatet konkrete që do të vijnë nga këto eksperienca, nga mundësitë për partneritete dhe investime, deri te zgjerimi i rrjetit ndërkombëtar dhe prezantimi i ideve shqiptare në skenën evropiane të startup-eve.
Njihuni me startup-et pjesëmarrëse të kohortës së parë
Gjatë kohortës së parë të Scale-Up Lab Western Balkans, Geek Room do të ndjekë startup-et AIatWork, Diratech, FinqUP, Hoyo Tech, KampsterAI, Lekotech dhe OneFor ndërkohë që prezantojnë idetë e tyre në eventet më të rëndësishme në botë si ViennaUP, VivaTech, GITEX Europe, STARTUP AUTOBAHN Powered by Plug and Play.
- AlatWork: një platformë që lidh talente, profesionistë dhe ekipe me mundësi pune dhe bashkëpunimi në ekosistemin modern të teknologjisë dhe inovacionit.
- Diratech: një kompani teknologjie që zhvillon zgjidhje digjitale dhe produkte inovative për të ndihmuar bizneset të automatizojnë dhe përmirësojnë proceset e tyre.
- FinqUP: startup fintech që synon të thjeshtojë menaxhimin financiar dhe qasjen në shërbime financiare për individë dhe biznese përmes teknologjisë.
- Hoyo Tech: një kompani teknologjie që fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale dhe inovacioneve për bizneset dhe transformimin e tyre teknologjik.
- KampsterAI: një startup që përdor inteligjencën artificiale për të krijuar zgjidhje inovative në menaxhimin, automatizimin dhe optimizimin e proceseve digjitale.
- Lekotech: zhvillon zgjidhje inovative digjitale me fokus në përmirësimin e shërbimeve dhe proceseve për përdoruesit dhe bizneset.
- OneFor: një platformë fintech që ofron shërbime financiare digjitale dhe zgjidhje moderne pagesash për individë dhe biznese.
Organizimi i programit gjatë kohortës së parë
Founder Diagnostics & Onboarding
Programi nis me një fazë vlerësimi dhe orientimi për startup-et pjesëmarrëse, ku identifikohen boshllëqet në organizim, përgatitja komerciale dhe fundraising. Çdo startup lidhet me mentorë të dedikuar sipas nevojave specifike të rritjes, duke krijuar një rrugëtim të personalizuar drejt skalimit ndërkombëtar.
ViennaUP – nga një startup i drejtuar nga themeluesi në një organizatë të rritur
Në fazën e parë të aktivizimit, startup-et marrin pjesë në ViennaUP, ku fokusohen në transformimin nga startup-e të drejtuara nga themeluesit në organizata të qëndrueshme dhe të shkallëzueshme. Pjesëmarrësit punojnë mbi pozicionimin në treg, ndërtimin e narrativës për investitorët dhe zhvillimin e strukturave të lidershipit dhe ekipeve.
VivaTech – tërheqja komerciale dhe mbështetja nga korporatat
Faza e dytë zhvillohet në VivaTech dhe fokusohet te krijimi i lidhjeve me investitorë globalë dhe kompani të mëdha. Startup-et eksplorojnë mundësi partneriteti, networking strategjik dhe prezantime direkte me partnerë korporativë, me synimin për të gjeneruar traction komercial dhe projekte konkrete pilot.
SA & GITEX – Përgatitja për investim dhe zgjerim global
Në fazën finale, programi përgatit startup-et për zgjerim ndërkombëtar. Themeluesit punojnë mbi strategjinë ndaj investitorëve, storytelling, modelimin financiar dhe due diligence, ndërsa fitojnë akses të drejtpërdrejtë te investitorë VC dhe mentorë me eksperiencë globale.
Për më tepër informacione të cilat do të përditësohen drejtpërsëdrejti dhe surpriza të reja ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet tona sociale të Geek Room!










