Gemini tani mund të krijojë përmbajtje pa watermark të dukshëm


Google ka shtuar një opsion të ri në Gemini që u lejon përdoruesve të heqin watermark-un e dukshëm nga përmbajtjet e krijuara me inteligjencën artificiale.

Më parë, çdo imazh, video apo muzikë e gjeneruar përmes Gemini shfaqte një watermark të dukshëm. Tani, Google ka integruar një cilësim të ri të quajtur Media Watermark, të cilin përdoruesit mund ta gjejnë te Settings, në menunë anësore të Gemini.

Gemini remove visible watermark

Opsioni ofron dy zgjedhje: On dhe Off. Kur aktivizohet, përmbajtja vazhdon të shfaqë watermark-un vizual, ndërsa çaktivizimi i tij e heq atë nga rezultati final. Funksioni vlen për të gjitha formatet kryesore të përmbajtjes që Gemini mund të gjenerojë, përfshirë imazhet, videot dhe muzikën.

Megjithatë, heqja e watermark-ut vizual nuk do të thotë se përmbajtja bëhet plotësisht e pashënuar si e krijuar nga AI. Google konfirmon se watermark-u i padukshëm SynthID, së bashku me metadata C2PA, do të vazhdojë të jetë i integruar në skedarë. Këto teknologji mundësojnë identifikimin e origjinës së përmbajtjes edhe kur shenja vizuale nuk është më e dukshme.

Vendimi duket se vjen pas kërkesave të drejtpërdrejta nga përdoruesit. Josh Woodward, zëvendëspresidenti i Google që drejton Gemini, AI Studio dhe Google Labs, kishte pyetur komunitetin për ankesat kryesore ndaj platformës. Heqja e watermark-ut të dukshëm ishte ndër 10 kërkesat më të shpeshta.

Ndryshimi u jep krijuesve më shumë fleksibilitet, ndërsa Google ruan mekanizmat e padukshëm për të identifikuar përmbajtjen e gjeneruar nga AI.



Burimi Geekroom.al