Gjermani: Pagat rriten me 200 euro, Bonuse prej 3 mijë eurosh

Punonjësit e sektorit publik kanë arritur një marrëveshje pagash me punëdhënësit, duke i dhënë fund një situate kaotike disa mujore që shkaktoi greva dhe ndaloi transportin në Gjermani. Marrëveshja, e nënshkruar nga ministrja e brendshme Nancy Faeser dhe sindikata Ver.di, do të zbatohet për rreth 2.5 milionë punonjës të sektorit publik: çdo punonjës do të marrë 3 mijë euro pa taksa nga tani deri në shkurt 2024 si një kontribut i vetëm për të kompensuar inflacionin. Pagesa e parë prej 1240 eurosh do të bëhet në qershor. Nga marsi i vitit 2024, pagat do të rriten me 200 euro në muaj dhe në fazën e dytë do të ketë rritje prej 5.5 %. Marrëveshja do të zgjasë dy vjet.

Ver.di, sindikata e dytë më e madhe e Gjermanisë pas IG Metall, me mbi dy milionë anëtarë, synonte një rritje pagash prej 10.5%. Kreu i sindikatës u shpreh se marrëveshja e sapo arritur gjithësesi mbetej e dhimbshme në krahasim me pritshmëritë.

Kostoja në rritje e jetesës këtë vit ka shkaktuat disa nga grevat më të mëdha dhe më me shumë pjesëmarrës prej dekadash dekada. Çmimet e konsumit në Gjermani u rritën me 9.6% në vitin 2022, por presioni mbi çmimet është zbutur muajt e fundit pasi kriza energjetike e këtij dimri doli të ishte më pak e rëndë se sa pritej dhe problemet e zinxhirit të furnizimit janë zvogëluar. Në mars, greva e mbështetur nga sindikata Ver.di për pak sa nuk ndaloi hekurudhat dhe aeroportet në grevën më të madhe të Gjermanisë në më shumë se tre dekada.