Gjirokastër/ Këto kategori përfitojnë një deri në dy vite pa taksa vendore

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka miratuar Paketën Fiskale për vitin 2024, e cila parashikon lehtësi për disa kategori. Kryebashkiaku Flamur Golemi shkruan:

1 vit pa taksa e tarifa vendore për të rinjtë apo emigrantët e kthyer që hapin një biznes të ri në Gjirokastër✔️
2 vite pa taksa e tarifa vendore për bizneset e reja të hapura në Njësitë Administrative✔️

Po kështu përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat

Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie/social✔️
Kryefamiljarët që trajtohen me ndihmë ekonomike✔️
Personat me aftësi ndryshe✔️

Në total numri familjeve që përfitojnë lehtësi fiskale të tilla është 1026.