Gjirokastra për një javë ‘kryeqytet’ i kulturës

Nis sot në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar, i cili do të zgjasë një javë. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një video nga skena ku pritet të performojnë 1200 artistë, jo vetëm nga Shqipëria.

Në imazhet e publikuara mesa duket, këtë vit është zgjedhur të ‘luhet’ me ngjyrat e lehta verore.

“Gati skena e qëndisur për të pritur 1200 artistët e Festivalit Folklorik Kombëtar që nis sot në Gjirokastër. HYRJA E LIRË në të gjitha ditët e festivalit.”-shkruan Rama.

Kujtojmë se edicioni i parë i këtij festivali ‘Sofra e Trashëgimisë Shqiptare’ është çelur në  11 tetor të vitit 1968 në qytetin muze të Gjirokastrës duke u konsideruar asokohe si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.