Nga data 1 dhjetor, Google do të fillojë procesin e fshirjes së llogarive joaktive të Gmail. Për këtë lëvizje, Google ka njoftuar në maj, duke shpjeguar se llogaritë që nuk kanë qenë aktive për dy vjet do të fshihen tërësisht.
Zëvendës-presidentja e Google për menaxhimin e produkteve, Ruth Kricheli, shpjegoi se kjo është një masë e nevojshme sigurie. Kjo për faktin se llogaritë që nuk janë përdorur për një periudhë të gjatë kohore, ka më shumë gjasa të rrezikohen, pasi mbështeten në fjalëkalime të vjetra.
Përveç llogarive joaktive, Google do të mbajë të pandryshuar llogaritë që përdoren për blerje, abonime, si dhe ato të përdorura nga organizatat. Politika e re do të zbatohet vetëm për llogaritë personale.
Fshirja e këtyre llogarive nuk do të ndodhë brenda një dite, por do të jetë një proces me faza dhe përdoruesit do të informohen me paralajmërime në email adresat e tyre. Për të shmangur fshirjen e llogarisë, përdoruesit duhet të regjistrohen në llogarinë e Gmail, ose të kryejnë aktivitete si shkarkimi i ndonjë aplikacioni. Që nga viti 2019, Gmail ka 1.5 miliard përdorues aktivë, dhe është një nga shërbimet më të njohura të emailit.