Një grup i quajtur “Anonymous” thotë se ka mundur të hakërojë faqen zyrtare të ushtrisë serbe.
Përmes një postimi në Twitter ky grup pohon se “Uebfaqja e Ushtrisë Serbe nuk është në sistem”.
Më tej personat që fshihen pas hakërimit kanë shpërndarë dhe një mesazh për presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Aleksandar fashist, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Madje mos e nënvlerësoni grupin Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin. Ne jemi Anonymous”, thuhet në reagim.
Lajmi vjen pas një “konflikt” online disa ditor mes midis këtij grupi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç
Gjithçka Anonymous TV, përmes një llogaria në Twitter me një flamur ukrainas si foto, i bëri thirrje presidentit serb që të ndalte aktivitetet e rrezikshme në veri të Kosovës.