Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga rritja e djalit të saj, Daskanit.
Në videon e publikuar në TikTok, Daskani shihet duke hedhur hapat e tij të parë, ndërsa Dafina ka zgjedhur ta ndajë këtë moment të ëmbël me ndjekësit e saj.
Kujtojmë se më 17 korrik, Daskani festoi ditëlindjen e tij të parë.
Dafina ka ndarë herë pas here momente nga jeta e tij, duke treguar sa shumë po rritet vogëlushi.
Me hapat e parë, Daskani ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rritjen e tij, të cilin Dafina ka vendosur ta ndajë edhe me publikun. /Prive By Liberta Spahiu
@dafinazeqirigjergji🥹❤️










