Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin!

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar këtë mëngjes përmes rrjeteve sociale se aktualisht është hapur segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin.

Sipas njoftimit ky segment i ri do ti japë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”.

“Kjo rrugë e re përfshin edhe urën Tubit,” njofton Rama.