Hapet sot aksi Thumanë-Kashar, i aksesueshëm për të gjithë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin e mirë se sot hapet aksi Thumanë-Kashar.

Ai ka ndarë pamje nga rruga e përfunduar teksa shkruan se ky aks u shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksesueshën për të gjithë prej ditës së sotëm në orën 19:00.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.