Hapet tenderi për Central Park në qytetin e Librazhdit

Bashkia e Librazhdit ka njoftuar hapjen e tenderit për rikualifikimin e parkut qendror të qytetit.

“Zona ku do ndërtohet ndodhet në qendër te qyteti te Librazhdit, pas godinave administrative te qytetit pasi nga verifikimi ne terren u konstatua se gjendja e kësaj zone ishe e mbuluar nga bimësia dhe godina 1 dhe 2 katesh ta degraduara,” shkruhet në njoftim.

Sipas informacionit të publikuar fondi limit i këtij projekti është  36.329.609 lekë pa TVSH.

Ndërkaq sipas njoftimit kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 3 muaj nga data e lidhjes se kontratës ndërsa afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 21 Qershor 2021.