Hapet tenderi për godinën e re të Universitetit të Elbasanit

Universiteti Aleksander Xhuvani në Elbasan ka shpallur tenderin për ndërtimin e një godinë të re që do të shërbejë si ambient për veprimtarinë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Tenderi ka si fond limit 700 milionë lekësh dhe projekti parashikohet të mbyllet në një afat 16 mujor nga nisja e punimeve. Godina e re e parashikuar për t’u ndërtuar është projektuar me 4 kate mbi tokë dhe me 2 kate nëntokësore.

Në katet mbitokësore janë planifikuar sallat e leksionit 200 vendëshe. Në anët e tjera janë planifikuar sallat e seminareve, laboratorët, ambientet sanitare dhe zyrat e stafit pedagogjik.

Ndërsa në dy katet nëntokësore janë planifikuar ambientet e shërbimit dhe të parkimit. Gjendja e godinës aktuale ku zhvillohet veprimtaria e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike është jo e mirë ndaj edhe është vendosur ndërtimi i godinës së re.