Hapet tenderi për rikonstruksionin e Qendrës së Kontrollit Teknik të automjeteve në Vlorë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Vlorë. Fondi limit është 57 milionë e the523 mijë lekë.

Data e mbylljes  së tenderit është 5 maj 2021.

Prona prej 4262 m2 do të jetë në funksion të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë nga të cilat 845 m2 është objekti i Kontrollit Teknik dhe 3417 m2 janë ndërhyrje në sistemimin e jashtëm të sheshit.

Detyra e projektimit mbetet krijimi i ambiente komode dhe të përshtatshme me kërkesa bashkëkohore, për të zhvilluar aktivitetin e veprimtarisë së Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe kushteve të punës për personelin e kësaj drejtorie.

GELDTrade.al