Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, kalon huaja 98 milionë euro – Priten të hapen 1000 vende pune për ndërtimin e saj

Komisioni i Politikës së Jashtme i dha sot dritën jeshile marrëveshjes së huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit.

Marrëveshja e huasë me BERZH në vlerën e 98 mln eurosh u miratua unanimisht në komision, ndërsa në total parashikohet të kapë vlerën e 373 milionë eurove,

Punimet për këtë projekt parashikohet të zgjasin plot 6 vite, deri në vitin 2030.

Zv ministrja e Infrastrukturës deklaroi se për projektin do të angazhohen afro 1000 punonjës për fazën e ndërtimit ndërsa pas përfundimit pritet të ketë një staf prej 100 personazh që do të punojnë për operimin dhe menaxhimin e linjës.

Kjo vepër infrastrukturore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të jetë e ndërtuar në mënyrë të tillë që të përdoret dhe për qëllime ushtarake, vec transportit të mallrave dhe pasagjerëve.