Faza e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve ka zbuluar çiftet e saj, me shortin që u hodh në Nion të Zvicrës. Sfida tejet interesante të cilat janë rezervuar nga goglat e përzgjedhura nga legjenda e Anglisë dhe Çelsit, Xhon Terri.
Kampionët në fuqi të Mançester Sitit do të ndeshen me Kopenhagenin, ndërsa Bajerni i Mynihut ka “peshkuar” lacion e Elseid Hysajt.
Një duel tepër i fortë për Interin, me të besuarit e Inzagit që do të kenë përballë Atletikon e Madridit, ndërsa sa i përket Realit, “los blancos” kanë gjetur Lajpcig.
Një duel interesant është dhe ai mes Napolit dhe Barcelonës, ndërsa sfidat e tjera janë: Porto-Arsenal, PSG-Real Sociedad dhe PSV-Borusia Dortmund. Raundi i 1/8-ave do të luhet në datat 13/14/20/21 shkurt dhe 5/6/12/13 mars.
- LAJPCIG – REAL MADRID
- KOPENHAGEN – MAN. SITI
- LACIO – BAJERN MYNIH
- PSV – BORUSIA DORTMUND
- INTER – ATLETIKO MADRID
- PSG – REAL SOCIEDAD
- NAPOLI – BARCELONA
- PORTO – ARSENAL